Serbia: Të gjitha artefaktet me origjinë nga Kosova janë pjesë e kulturës dhe historisë sonë

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka bërë një qëndrim lidhur me kërkesën e Muzeut Kombëtar të Kosovës që Serbia t’i kthejë artefaktet me origjinë nga Kosova që mbahen atje.

Lajme

20/05/2021 20:19

Kjo zyrë thekson se “të gjitha artefaktet që origjinë kanë Kosovën janë pjesë kulturore dhe historike e Serbisë”.

“Kosova dhe Metohija është pjesë e territorit të Serbisë dhe nën ligjet dhe Kushtetutën e Serbisë”, thuhet në qëndrim, raporton Kosovo-onlione, transmeton KlanKosova.tv.

“Beogradi më të drejtë frikësohet se artefaktet kulturore dhe arkeologjike me origjinë nga Kosova dhe Metohia do të rrezikoheshin, sepse përvoja na tregon qëndrime shkatërruese të institucioneve të përkohshme në Prishtinë ndaj trashëgimisë kulturore, fetare dhe historike të Serbisë”.

Sipas tyre në veçanti të rrezikuara janë monumentet e trashëgimisë serbë të krishterë, duke përmendur se ka sulme mbi objektet e Kishës Ortodokse.