Serbia ka frikë, Shaqiri largohet nga Zvicra dhe bëhet kapiten i këtij ekipi (FOTO)
Mediat serbe kanë filluar të “frikësohen” se Xherdan Shaqiri mund t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës.
Sport
Mediat serbe e përcjellin me vëmendje Përfaqësuesen e Kosovës e cila pret ardhmen e mundshme të disa futbollistëve të mëdhenj që luajnë për ekipe tjera evropiane.
Një prej tyre është edhe ylli i Zvicrës, Xherdan Shaqiri.
“B92” ka publikuar një artikull me titullin: “Shaqiri në shenjë revolte bëhet kapiten i Kosovës?”, përcjell “Lajmi.net”.
“Çfarë do të bëjë nëse më fton selektori i Kosovës për kapiten? Sigurisht se do të mendohem”, kishte deklaruar Shaqiri para ndeshjes me Shqipërinë në “Euro 2016”.
