A do të garoj për deputete në zgjedhjet e jashtëzakonshme? – Flet Haxhiu

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu është pyetur sot nga mediat nëse do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit, saktësisht a do të jetë në garë për deputete. Ajo ka thënë se kjo lejohet sipas Kushtetutës, por se këtë do ta vendos kryesia e VV-së. “Për këtë vendos kryesia e…

Lajme

30/04/2026 16:32

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu është pyetur sot nga mediat nëse do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit, saktësisht a do të jetë në garë për deputete.

Ajo ka thënë se kjo lejohet sipas Kushtetutës, por se këtë do ta vendos kryesia e VV-së.

“Për këtë vendos kryesia e VV-së, do të përpiqem maksimalisht që të jem në përputhje me Kushtetutën dhe me legjislacionin në fuqi. Si kryetare e Kuvendit, si U.D e Presidentes natyrisht që e kuptoj rolin, por duke qenë se mund të jem në garë ndonëse për këtë vendosin organet e VV-së, natyrisht që do të jem e kujdsesshme”, ka thënë Haxhiu.

Në zgjedhjet e fundit, Haxhiu ka dal gruaja më e votuar me 174 mijë e 456 vota. /Lajmi.net/