Serbia i shprehu ngushëllime Malit të Zi përmes ambasadorit të shpallur non grata, reagon ashpër Gjukanoviq

Mali i Zi e ka vlerësuar si nënçmim dhe provokim mënyrën se si ka zgjedhur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, t’i shpreh ngushëllime presidentit malazez, Milo Gjukanoviq, për tragjedinë që ndodhi në Cetinjë. Në këtë tragjedi, një person vrau 10 persona e plagosi disa të tjerë. Siç raporton ‘Danas’, Vuçiqi i ka nisur ngushëllime Gjukanoviqit…

Lajme

16/08/2022 09:30

Mali i Zi e ka vlerësuar si nënçmim dhe provokim mënyrën se si ka zgjedhur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, t’i shpreh ngushëllime presidentit malazez, Milo Gjukanoviq, për tragjedinë që ndodhi në Cetinjë. Në këtë tragjedi, një person vrau 10 persona e plagosi disa të tjerë.

Siç raporton ‘Danas’, Vuçiqi i ka nisur ngushëllime Gjukanoviqit përmes ambasadorit Vladimir Bozhoviq, që më 2020 ishte shpallur person non grata. Kjjo është vlerësuar si e papranushme, provokim dhe tensionim i mëtejmë i raporteve mes dy vendeve.

Bozhoviq ishte shpallur person i padëshirueshëm në Mal të Zi gjatë kohës sa ishte ambasador në nëntor të vitit 2020.

Sipas mediumit serb, ishte Bozhoviq që dërgoi nëpërmjet një imelle zyrtare letrën e ngushëllimit të presidentit serb.

“Lëvizja e sotme paraqet një akt tjetër mosrespektimi ndaj institucioneve të Malit të Zi. Është e papranueshme që Bozhoviq ta përdorë ngjarjen tragjike në Cetinjë për të vazhduar praktikën e tij të përfaqësimit të rremë dhe shkeljes së konventave ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e Presidencës së Malit të Zi.