Serbia e Greqia kanë një armik të përbashkët, ajo është Shqipëria
Flamuri me hartën e Shqipërisë Etnike duket t’u ketë lënë gjurmë të pashlyeshme një mendjet e politikanëve serbë. Ata nuk po e harrojnë lehtë atë dhe po vlerësojnë se janë të rrezikuar nga Shqipëria.

Lajme
Kryetari i Asamblesë Komunale të qytetit të Jagodinës në Serbi, Dragan Markoviq, sipas mediave serbe, në një takim me politikanë dhe biznesmenë grek, ka thënë se Serbia dhe Greqia kanë një armik të përbashkët – Shqipërinë, transmeton lajmi.net.
“Prej lindjes sime e deri sot ajo na ka kërcënuar. Nuk dua të kthehem shumë mbrapa në histori, por po përmendi vetëm ngjerjen e fundit ku në ndeshjen e futbollit Serbi – Shqipëri, shqiptarët zbritën në tokë një flamur me hartën e Shqipërisë së Madhe”.
“Kjo krijesë, zë pjesë të Greqisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Na vjen keq që Evropa nuk reagoi, sikurse nuk ndodhi asgjë”, ka thënë ai. (lajmi.net)