Serbi Gjokoviq deklasohet dhe turpërohet në gjysëmfinalen e Australian Open

Tenisti serb, Novak Gjokoviq është eliminuar nga gjysmëfinalja e Australian Open, pasi është mposhtur nga tenisti italian, Jannik Sinner. Sinner e mposhti Gjokoviqin me rezultat 3-1 me sete, 6-1, 6-2, 6-7 dhe 6-3, ku arriti për herë të parë në finalen e Grand Slamit. Italiani në finale do të përballet me fituesin e ndeshjes Daniil…

Sport

26/01/2024 09:48

Tenisti serb, Novak Gjokoviq është eliminuar nga gjysmëfinalja e Australian Open, pasi është mposhtur nga tenisti italian, Jannik Sinner.

Sinner e mposhti Gjokoviqin me rezultat 3-1 me sete, 6-1, 6-2, 6-7 dhe 6-3, ku arriti për herë të parë në finalen e Grand Slamit.

Italiani në finale do të përballet me fituesin e ndeshjes Daniil Medvedev – Alexander Zverev, që do të luhet këtë të diel.

Po ashtu, Sinner e ka thyer edhe një rekord duke u bërë finalisti më i ri i një Grand Slami prej vitit 2008, të cilin e mbante vetë Gjokoviq.