Serbët nuk ndalen, ja çfarë shkruhet sot për Majlindën
Mediat serbe nuk e kanë pritur aspak mirë suksesin e Kosovës në debutimin e saj në Lojëra Olimpike.
Sport
Majlinda Kelmendi e fitoi medaljen e artë olimpike, duke bërë bujë në tërë botën, derisa serbët nuk kanë fituar ende medalje në “Rio 2016”.
“Ndërsa Serbia po e pret ende medaljen e parë, Kosova veç e ka fituar të artën”, ka shkruar e përditshmja serbe, “Vesti”, në versionin e saj online, përcjellë Zëri.
“Pas shtetit të vetëshpallur të Kosovës, medaljen e artë e ka fituar edhe Kroacia”, vazhdon shkrimi.
“Vesti” përmend faktin se serbët e kanë një seri të rezultateve të këqija, si në aspektin individual, ashtu edhe në atë ekipor.