Serbët ngrenë barrikadë në Veri
Serbët e Veriut kanë filluar të vendosjen e një barrikade, në shenjë pakënaqësie për arrestimin e Radovan Radiq. Ndërtimi i kësaj barrikade është bërë pas bllokimit të rrugës me vetura.
Lajme
Banorë serbë në Veri të Kosovës në shenjë proteste për arrestimin e Radovan Radiq në Zhupq përpos bllokimit të rrugës me vetura nga ana e protestuesve serb, kanë filluar të sjellin edhe zhavorr për të ngritur një barrikadë në rrugë, njoftojnë burime ndërkombëtare nga veriu, raporton Koha.net.
Arrestimi i Radova Radiqt, i cilit akuzohet për vrasjen e pjesëtarit të ROSU-s Enver Zymberi në vitin 2011, është bërë sot nga Policia e EULEX-it pas disa përpjekjesh të dështuara.
Sipas informatave kryetari i komunës është duke biseduar me protestuesit.