Serbët në Zveçan vullnetarë në ndërtimin e 300 shtëpive (Video)
Këta të rinj serb nuk qajnë kokën për vendimin e Ministrisë së Mjedisit në Prishtinë për të ndalur punët në ndërtimin e Luginës së Diellit.
Lajme
Ata të dielën shkuan vullnetarisht në Zveçan për të ndihmuar ndërtimin e 300 shtëpive për kthimin e serbëve.
Përveç studentëve për punë vullnetare u paraqitën edhe banorë të Zvecanit. Njëri prej tyre pati arsye të veçantë për të kap lopatën në duar.
Me këtë reagim të serbëve është i lumtur edhe drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovë, Marko Gjuriq. Sipas tij, që kur është paralajmëruar ndërtimi i këtij kompleksi janë paraqitur me dhjetëra njerëz që dëshirojnë të punojnë vullnetarisht.
Të enjten zyrtarët të Ministrisë së Mjedisit në Prishtinë u kanë deklaruar medieve se kanë ndaluar punën në ndërtimin e 300 shtëpive nga Qeveria e Serbisë me arsyetimin e mungesës së lejes për ndërtim.
