Serbët e Kosovës preferojnë më shumë Zgjedhjet e Serbisë

Numri i votuesve serb të Kosovës në Zgjedhjet e Serbisë, është më i madh sesa në Zgjedhjet Lokale të fundit në Kosovë. Sipas zyrtarëve të OSBE’së, deri në orën 18 kanë votuar rreth26 për qind. Ndërsa, në Zgjedhjet Lokale në Kosovë kishin dal rreth 23%.

Lajme

16/03/2014 18:17

Deri në orën 18 në Kosovë kanë votuar 26 për qind, apo 28.416 nga 107.958 votues serb me të drejtë vote  ka thënë Zëdhënësi i OSBE’së në Kosovë, Nikola Gaon.

Sipas këtyre të dhënave, i bie që përqindja e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare të Serbisë, është më e madhe sesa në Zgjedhjet e fundit Lokale të Kosovës.

Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në një prononcim për lajmi.net thotë se numri e votuesve në Zgjedhjet Lokale në Kosovë ishte rreth 23 për qind.

Mirëpo sipas tij, shifrat nuk luajnë rol shumë të madh. Ai thotë  e keqja e këtij procesi është se  atyre po u lejohet të votojnë për zgjedhjet e Serbisë në territorin e Kosovës.

“Ajo çfarë është e rëndësishme të thuhet është që e keqja në  këtë vend po ndodh përsëri që po u lejohet atyre që në njëfarë forme ta shfrytëzojnë të drejtën e votës në territorin e Republikës së Kosovës”.

“Mendojë që këto precedente të tilla do duhej të përfundonin, sepse në asnjë vend demokratik nuk do të mund të organizohen zgjedhjet e një shteti brenda një territori të caktuar”.

“Unë nuk lidhem shumë me numër, por lidhem me atë se Kosova nuk ka qenë dashur në asnjë rast përfshirë këtu OSBE’në që të lejojë organizmin e zgjedhjeve, pavarësisht çfarë forme, qoftë duke i grumbulluar votat, ose duke votuar drejtpërdrejtë në qendrat e votimit”.

“Në nivel të komunave më duket se ka qenë diku rreth 23 për qind”.