Como e tij po i befason të gjithë, flet Cesc Fabregas
Como e ka nisur në mënyrën më perfekte të mundshme aventurën e saj historike në Ligën e Kampionëve. Skuadra e Cesc Fabregas deklasoi 4-1 RB Leipzig në Stadio Sinigaglia të rinovuar, në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së ligës 2026/27. Interesante, të gjithë golat u shënuan nga lojtarët që ishin pjesë e skuadrës…
Sport
Como e ka nisur në mënyrën më perfekte të mundshme aventurën e saj historike në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e Cesc Fabregas deklasoi 4-1 RB Leipzig në Stadio Sinigaglia të rinovuar, në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së ligës 2026/27.
Interesante, të gjithë golat u shënuan nga lojtarët që ishin pjesë e skuadrës sezonin e kaluar dhe që e fituan vetë këtë mundësi për të luajtur në Evropë: Martin Baturina, Tasos Douvikas, Assane Diao dhe zëvendësuesi Maxi Perrone. Como është e vetmja skuadër italiane që ka fituar në xhiron e parë të Champions këtë sezon.
Por Fabregas nuk po fluturon nga entuziazmi.
“Jam i lumtur, por do të zgjasë vetëm pesë minuta, sepse pastaj duhet të përgatitemi për Parmën të hënën, dhe na duhet e njëjta energji si sonte,” – tha Fabregas për Sky Sport Italia.
Trajneri spanjoll e quajti mbrëmjen një dhuratë për qytetin dhe klubin për punën e jashtëzakonshme të sezonit të kaluar, por theksoi se Serie A mbetet objektivi më i rëndësishëm.
“Ne jemi një ekip i ri, jemi të shtyrë nga energjia e Champions League, por do të isha vërtet i zemëruar nëse nuk do të jepnim gjithçka në Serie A. Duhet të jemi modest dhe të aftë të performojmë çdo tre ditë, do të jetë një sezon shumë i vështirë dhe duhet të ruajmë mentalitetin e duhur.”
Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për Comon pas atyre ndaj Napolit dhe Genoas. Në dy ndeshjet e fundit, Fabregas ka kaluar në mbrojtje me 5 lojtarë rreth minutës së 60-të për të kontrolluar situatën.
Como tani kthehet menjëherë me këmbë në tokë – e hëna ndaj Parmës në Serie A do të tregojë nëse skuadra e Fabregas mund vërtet të performojë çdo 3 ditë, në Serie A dhe në Champions League.