Separatistët pro-rusë pajtohen për armëpushim disaditësh
Udhëheqësit e separatistëve në dy zona kryesore të lindjes së Ukrainës janë pajtuar për një armëpushim deri më 27 qershor, raporton agjencia britanike e lajmeve Reuters, duke e cituar njërin nga liderët e separatistëve.

Bota
Duke folur pas takimit me “grupin e kontaktit që përfshin një ish president ukrainas, të deleguarin e Moskës në Kiev dhe një përfaqësues të OSBE-së, lideri separatist Alexandar Boroday ka thënë: “Konsultimet kanë përfunduar duke e marrë pajtimin e autoriteteve të republikave në Lluhansk dhe Donjeck për armëpushim, që nga ana jonë përfundon më 27 qershor”.
Armëpushimi i tyre shkon paralel me armëpushimin e njëanshëm të ushtrisë ukrainase, që është deklaruar tashmë nga presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, të premten.
Armëpushimi i Poroshenkos është pjesë e planit të tij të paqes për t’i dhënë fund kryengritjes së separatistëve pro-rusë në zonat e lindjes së këtij shteti.