Sensacioni më i ri në Evropë që e duan shumë skuadra

Afati i janarit mund të sjell shumë befasi.

Sport

02/01/2019 08:18

Shumë lojtarë do të ndërrojnë skuadër edhe pse në këtë afat nuk pritet të shpenzohen shuma të mëdha.

Tanguy Ndombele është sensacioni i radhës në Evropë, që ndryshe po njihet edhe si ‘N’Golo Kante i ri’, përcjell lajmi.net.

Barcelona, Real Madrid, PSG dhe Manchester City, e duan transferimin e mesfushorit të Lyonit në janar.

Skuadra franceze u ka bërë me dije se për t’i marrë shërbimet e tij duhet paguar rreth 70 milionë euro. /Lajmi.net/