Sensacioni i Botërorit në Liverpool
Ylli i Belgjikës nga Kampionati botëror, Divock Origi së bashku me mesfushorin e Benficas, Lazar Markovic janë shumë pranë transferimit në Liverpool.

Sport
Liverpool është shumë pranë transferimit të yllit të ri të Belgjikës nga Kampionati botëror, Divock Origi. Por, Reds janë po ashtu afër finalizimit të marrëveshjes për blerjen e mesfushorit të Benficas, Lazar Markovic, ka njoftuar “SportsMail”.
Origi është fotografuar duke mbërritur në Liverpool për të diskutuar rreth detajeve personale me drejtuesit e Reds në qendrën stërvitore në Melëood dhe mund t’i nënshtrohet testeve mjekësore së bashku me Markovicin, të enjten.
Origi pritet t’i kushtojë Liverpoolit rreth 10 milionë funte nga klubi francez Lille.
Kurse, Markovic është më i shtrenjtë.
Ai vlen rreth 19.8 milionë funte, ose së paku kjo është kërkesa e Benficas për të akvizuar dëmshpërblimin e tij.
Menaxheri Brendan Rodgers planifikon t’i shpenzojë 75 milionë funtet që do t’i rikuperojë nga shitja e sulmuesit Luis Suarez në Barcelonë.