Senatori John McCain të enjten i drejtohet Kuvendit të Kosovës

16:15 | 11 Prill 2017

Senatori amerikan nga kampi republikan dhe ish kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John McCain të enjten do t’u drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Seanca solemne e Kuvendit të Kosovës do të fillojë në ora 14:30.

Në rend ditë të kësaj seance është vetëm 1 pikë: Adresimi i Senatorit amerikan, John McCain, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Senatori McCain, viziton Kosovën në kuadër të një turi rajonal, pas qëndrimit fillimisht në Serbi. /Lajmi.net/