Semedo flet për telashet që kishte te Barcelona, zbulohen arsyet e largimit
Nelson Semedo ka folur për problemet e tij te skuadra e Barcelonës.
Sport
Mbrojtësi portugez, Nelson Semedo, është larguar gjatë kësaj merkatoje nga Barcelona, për t’iu bashkuar skuadrës së Wolverhampton Wanderers.
Lojtari ka folur së fundmi për aventurën e tij në ‘Camp Nou’, duke zbuluar vështirësitë e mëdha që kaloi aty.
“Në Barcelonë niveli ishte shumë i lartë. Unë nuk e arrita nivelin që kërkoja”, ka thënë Semedo, transmeton lajmi.net
“Duhej të adaptohesha në një lojë që nuk isha mësuar. Është e vështirë të përshtatesh me lojën e Barcës”, ishin fjalët e mbrojtësit të krahut të djathtë.
Nelson Semedo kaloi te Wolverhampton për një shifër që preki 35 milionë euro. /Lajmi.net/