Selvije Jao i bën një dedikim motrës së Shpatit: Më ke dhënë dashuri pa kushte dhe më ke qëndruar afër në çdo hap

Bashkëshortja e tashmë artistit të ndjerë, Shpat Kasapi, Selvije Jao, i ka bërë një dedikim motrës së tij. Kjo me rastin e një ceremonie, ku thotë fjalët më të mira për të dhe për ndihmën që i ka ofruar gjithmonë. Ajo thekson se ishte një motër e vërtetë, që e ka përkrahur në çdo sfidë.…

ShowBiz

11/12/2025 17:17

Bashkëshortja e tashmë artistit të ndjerë, Shpat Kasapi, Selvije Jao, i ka bërë një dedikim motrës së tij.

Kjo me rastin e një ceremonie, ku thotë fjalët më të mira për të dhe për ndihmën që i ka ofruar gjithmonë. Ajo thekson se ishte një motër e vërtetë, që e ka përkrahur në çdo sfidë.

“Edhe pse je motra e madhe e Shpatit, ti për mua ka qenë gjithmonë si motër e vërtetë…më ke dhënë dashuri pa kushte dhe më ke qëndruar afër në çdo hap”, u shpreh ajo, transmeton telegrafi.

Tutje tha: “Urime magjistratura, zemra ime. Suksese në çdo rrugë që do ndjekësh, dhe e di me shpirt që Shpati është pafund krenar për ty për forcën, për zemrën dhe për faktin që nuk u dorëzove kurrë. Të dua shumë Jehona”.

Kujtojmë se Shpati ndërroi jetë në fund të muajit nëntor pas një sulmi në zemër. Ai vdiq në moshën 40 vjeçare, derisa ndodhej me familjen në Itali.