Selimi paralajmëron njohje të reja për Kosovën
Petrit Selimi thotë se njohjet e reja mund të ndodhin javën e ardhshme. Ai thotë se ky proces është i pandalshëm. E kritikon qeverisjen e ish-ministrit Skender Hyseni, duke e quajtur epokën e tij në krye të MPJ’së si “dështim”.

Lajme
Diplomacia kosovare pret njohje të reja dhe lëvizjet e para në këtë drejtim mund të bëhen javën e ardhshme.
Kështu të paktën ka thënë në një intervistë për Epoka e Re, Zëvendës Ministri i Punëve të Jashme, Petrit Selimi i cili ka thënë se procesi i njohjeve është i pandalshëm dhe njëherësh është prioritet për Kosovën.
“Procesi është pandalshëm dhe me gjeografi globale. Priten disa njohje në javët në vijim, të cilat e thellojnë subjektivitetin dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës”.
“Ministri Enver Hoxhaj ka disa takime këtë javë në disa kontinente që mund të sjellin lëvizje në këtë drejtim. Ky proces është i pandalshëm dhe njëdrejtimësh”.
“Nga Konferenca e Ambasadorëve është e qartë se organizatat multilaterale dhe pesë vendet anëtare të BE’së që nuk e kanë njohur Kosovën janë prioritet i MPJ’së”.
Selimi thotë se Kosova ka pritje reale se qëndrimi neutral i shteteve të BE’së do të zbehet tërësisht, pas njohjes së BE’së.
Ai thotë se në periudha afatgjata Serbia “s’ka qare”, pos ta njoh Kosovën.
“Institucionet e BE’së nuk kanë qëndrim uniform ndaj Kosovës.
“PE e ka njohur Kosovën dhe bën thirrje të vazhdueshme për njohjen e mëtutjeshme të sovranitetit të saj dhe pavarësisë, ndërsa Këshilli Europian përbëhet edhe prej shumë shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, prandaj ka edhe qasje më neutrale, edhe pse vitet e fundit e ka njohur realitetin e Kosovës së pavarur dhe mundësinë e hyrjes në marrëdhënie kontrakutale me Kosovën”.
“Kemi pritje reale se neutraliteti i BE’së do të zbehet pas njohjes së tërësishme të BE’së. Në fund të ditës edhe vet Serbia s’ka opsione të tjera afatgjata, pos ta njohë Republikën e Kosovës”.
Për numrin dy të diplomacisë kosovare, ish-ministri Skënder Hyseni ka qenë një “ministër për keqardhje”. ‘
Selimi thotë se dështimi më i madh i diplomacisë ka qenë pikërisht në kohën e ministrit Hyseni.