Sekuestrohet një armë në Prishtinë, arrestohet një person

Sot rreth orës 18:00, Policia e rajonit të Prishtinës,  ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj; Një revole të tipit ZORAKI, të kalibrit 7.65mm, si dhe, Katër  copë fishekë. Sekuestrimi rezultoi pas  ndalimit dhe kontrollit të detajuar që i’ u bë një të dyshuari  në rrugën “Selami Pulaha”, në Prishtinë. Ndaj të dyshuarit V. S, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës…

Lajme

25/06/2024 22:51

Sot rreth orës 18:00, Policia e rajonit të Prishtinës,  ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj;

  • Një revole të tipit ZORAKI, të kalibrit 7.65mm, si dhe,
  • Katër  copë fishekë.

Sekuestrimi rezultoi pas  ndalimit dhe kontrollit të detajuar që i’ u bë një të dyshuari  në rrugën “Selami Pulaha”, në Prishtinë.

Ndaj të dyshuarit V. S, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, policia inicioi një hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe i njëjti u procedua më tej.