Sekuestrohen dy armë në Barilevë

Në Prishtinë janë sekuestruar dy armë në fshatin Barilevë të Prishtinës. Kështu kanë bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë.

Lajme

04/02/2021 10:14

Për çka një person i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armës.

“Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës. Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot në fshatin Barilevë, nga ana e zyrtarëve policor janë gjetë dhe sekuestruar : -një revole (tipi zoraki) dhe -një thikë. Personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tij në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, thuhet në njoftimin e policisë.