Sekuestrohen armë të gjata në Gjakovë, policia tregon detajet

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, ka sekuestruar një pushkë, një armë të gjatë të modelit AK-47 dhe një pistoletë. Tutje policia bën të ditur se rasti është iniciuar si “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. “Armët dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit të…

Lajme

29/03/2024 14:36

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, ka sekuestruar një pushkë, një armë të gjatë të modelit AK-47 dhe një pistoletë.

Tutje policia bën të ditur se rasti është iniciuar si “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Armët dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Veprimet hetimore ndaj këtij rasti do të vazhdojnë në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.