Sipas një njoftimi thuhet se në bashkëpunim dhe konsultim me Prokurorin e Shtetit, sot rreth orës 09:10, është kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: dy armë gjahu, një armë pneumatike (pushkë ajrore, një pistoletë, një pjesë e armës së zjarrit, një thikë dhe tetë copë fishekë.
“Lidhur me të gjeturat është njoftuar prokurori kompetent, në konsultim me të cilin është iniciuar rast “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar nga njësitë përkatëse policore në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.