Sekretari amerikan i Shtetit mbërrin në Izrael për vizitën e tij të parë në Lindjen e Mesme
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio ka mbërritur në Tel Aviv për vizitën e tij të parë në Lindjen e Mesme. Bëhet e ditur se kjo vizitë vjen si pjesë e angazhimeve të tij me zyrtarë të lartë për të promovuar interesat e SHBA-së në avancimin e bashkëpunimit rajonal, stabilitetit dhe paqes, njoftoi Ambasada e…

Bota
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio ka mbërritur në Tel Aviv për vizitën e tij të parë në Lindjen e Mesme.
Bëhet e ditur se kjo vizitë vjen si pjesë e angazhimeve të tij me zyrtarë të lartë për të promovuar interesat e SHBA-së në avancimin e bashkëpunimit rajonal, stabilitetit dhe paqes, njoftoi Ambasada e SHBA-së në Izrael.
Ai nesër pritet të takohet me Benjamin Netanyahun.Ndërsa vizita e tij vjen pas një propozimi nga Donald Trump për të zhvendosur palestinezët në Gaza, shkruan skynews.
Trump së pari paraqiti sugjerimin që Egjipti dhe Jordania duhet të pranojnë palestinezët nga Gaza më 25 janar, një propozim që ata e kundërshtuan fuqishëm.Ekipi i Trumpit niset drejt Arabisë Saudite për të filluar bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë.
Ndërsa zyrtarë të tjerë amerikanë janë nisur drejt Arabisë Saudite për të filluar bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë.Dy burime të njohura me këtë çështje njoftuan se këshilltari i sigurisë kombëtare Mike Waltz dhe i dërguari special Steve Witkoff janë rrugës për në Arabinë Saudite.
Ndryshe, të mërkurën, presidenti amerikan Donald Trump tha se kishte pasur një marrëveshje për të filluar negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë, pas bisedave telefonike me Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky.