Sejdiu: Pas gjashtë vitesh me qeverisjen e Kurtit, fëmijët e Kosovës po dalin me rezultate më të dobëta në PISA

Analisti Dardan Sejdiu ka thënë se pas gjashtë viteve qeverisje të Albin Kurtit, fëmijët e Kosovës po dalin me rezultate edhe më të dobëta në testin PISA. Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se “pas gjashtë vitesh nuk mundesh me tregu më kush e la keq”. “Pas gjashte vjetesh qeverisje, femijet tane po…

Lajme

08/09/2026 12:16

Analisti Dardan Sejdiu ka thënë se pas gjashtë viteve qeverisje të Albin Kurtit, fëmijët e Kosovës po dalin me rezultate edhe më të dobëta në testin PISA.

Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se “pas gjashtë vitesh nuk mundesh me tregu më kush e la keq”.

“Pas gjashte vjetesh qeverisje, femijet tane po dalin me rezultate me te dobeta. Kaq per “ndryshimin”. Sepse pas gjashte vjetesh nuk mundesh me tregu ma kush e la keq. Qeverisja matet me ate qe e ke bo ma mire. “Bota ka ec. Na kemi ngec.” – Po te ishte dikush tjeter ne pushtet, ky do te ishte slogani”, ka shkruar ai.

Theksojmë se sipas rezultateve që u bënë publike sot, nxënësit nga Kosova sërish janë renditur në fund të listës së PISA.