Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes
Analisti politik Dardan Sejdiu ka komentuar procesin zgjedhor të 9 shkurtit, si dhe veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje. Sejdiu, i cili ka qenë në të kaluarën i angazhuar në Lëvizjen Vetëvendosje, i dha vlerësimet e tij rreth këtij subjekti politik. Ai theksoi se LVV-në e sheh më ndryshe. “Prej një organizate super-produktive e cila ka prodhuar…

Lajme
Analisti politik Dardan Sejdiu ka komentuar procesin zgjedhor të 9 shkurtit, si dhe veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje.
Sejdiu, i cili ka qenë në të kaluarën i angazhuar në Lëvizjen Vetëvendosje, i dha vlerësimet e tij rreth këtij subjekti politik.
Ai theksoi se LVV-në e sheh më ndryshe.
“Prej një organizate super-produktive e cila ka prodhuar politikë publike në më mënyrë intensive, ka pasur tekst, ka pasur mendim për çdo çështje, e ka pasur të elaboruar mire. Këto gjashtë vite VV-ja është shndërruar në një organizatë komplet tjetër”, deklaroi ai në Klan.
Sipas tij, Vetëvendosje ka ndjellur urrejtje dhe ndasi në shoqëri.
Dardan Sejdiu shtoi se e sheh Glauk Konjufcën si lider të ardhshëm të LVV-së./Lajmi.net/