Sebastien Haller shënon hat-trick me Dortmundin, gjashtë muaj pasi u diagnostikua me kancer

Sebastien Haller shënoi një hat trick për Borussia Dortmund në një miqësore kundër Baselit të premten në ndeshjen e tij të dytë pas trajtimit për kancerin e testikujve. Sulmuesi i Bregut të Fildishtë realizoi një penallti në minutën e 81` dhe festoi me përqafime nga shokët e skuadrës. Goli i dytë në të 86` erdhi…

Sport

13/01/2023 19:06

Sebastien Haller shënoi një hat trick për Borussia Dortmund në një miqësore kundër Baselit të premten në ndeshjen e tij të dytë pas trajtimit për kancerin e testikujve.

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë realizoi një penallti në minutën e 81` dhe festoi me përqafime nga shokët e skuadrës. Goli i dytë në të 86` erdhi nga një krosim dhe i treti në të 88` pas një goditje nga këndi. Hat-tricku i tij u realizua për 7 minuta e 32 sekonda.

Dortmundi fitoi 6-0 në një lojë që zgjati 109 minuta në vend të 90 minutave standarde për t’u dhënë më shumë lojtarëve kohë në fushë. Ndeshja kundër klubit zviceran Basel ishte pjesë e kampit stërvitor dimëror të BVB në Spanjë përpara se Bundesliga të rifillojë javën e ardhshme.

Ai u diagnostikua me një tumor testicular në korrik, më pak se dy javë pasi iu bashkua Dortmundit si zëvendësues i Erling Haaland, i cili u shit te Manchester City.

Rikthimi i Hallerit në fushë erdhi të martën si zëvendësues në një fitore miqësore 5-1 ndaj Fortuna Düsseldorf.

Haller me origjinë franceze udhëhoqi ligën holandeze sezonin e kaluar me 21 gola dhe ai shënoi 11 të tjerë gjatë garës së Ajaxit në raundin e 16-të në Ligën e Kampionëve. Pa të, dhe pas një sërë lëndimesh, Dortmundi ka luftuar në Bundesligë dhe është në vendin e gjashtë, nëntë pikë larg liderit Bayern Munich./Lajmi.net/