“Se ti je jeta jem, Xhenki jem”, Gjesti ia thotë këngës dedikuar Xhenetës
Këngëtari pejan i njohur me emrin Gjesti ka ndërprerë të hënën rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Kosova për të mos qëndruar shumë gjatë në “liri”. Menjëherë dje (të martën) ai u bë pjesë e formatit të njëjtë që po realizohet në Shqipëri, Big Brother VIP Albania. Atë energji të cilën e ka shfaqur…
ShowBiz
Këngëtari pejan i njohur me emrin Gjesti ka ndërprerë të hënën rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Kosova për të mos qëndruar shumë gjatë në “liri”.
Menjëherë dje (të martën) ai u bë pjesë e formatit të njëjtë që po realizohet në Shqipëri, Big Brother VIP Albania.
Atë energji të cilën e ka shfaqur çdo ditë gjatë qëndrimit të tij në BBVK po e transmeton edhe në BBVA por tani me zemër të “thyer”, shkruan lajmi.net.
Ai po i këndon të dashurës së tij të cilën e njohu në BBVK, Xheneta Fetahut e cila po duket se po i mungon.
“Se ti je jeta jem, se ti je Xhenki jem”, dëgjohet Gjesti duke kënduar vetëm një ditë pasi u bë pjesë e shtëpisë më të famshme shqiptare.
Gjesti ka humbur “duelin” me Drilonin, pasi që lojtari tjetër Leo i dërgoi në nominim kokë më kokë e pas kësaj pati reagim shumë të madh nga ndjekësit e tij jashtë.
Ai u pëlqye shumë për energjinë pozitive, dashurinë dhe veprimet e tij që i bënte brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Pasi ndërroi shtëpinë por jo formatin, Gjesti nuk u prit edhe aq mirë nga banorët që veçse ishin bërë “të zotët” e shtëpisë së Big Brother VIP Albania e sidomos nga G-Bani i cili hyri në shtëpi nga dita e parë. /Lajmi.net/
O zot me kenaqi 🥹❤️🧿#bbvipal #bbvipks3 pic.twitter.com/rv0E38SisR
— Xhoi Tafa (@TafaXhoi) January 8, 2025