Së shpejti nuk do të na duhet telekomanda e televizorit
Universiteti britanik i Lancasterit ka vënë në zbatim teknologjinë e re të quajtur ‘Matchpoint’, e cila do të mjaftojë lëvizja e një pjese të trupit për të kontrolluar funksionet e ndryshme.
Auto & Tek
Nevojitet lëvizja rrethore e njërës dorë, kokës apo edhe një këmbe, që kapet prej një kamere. Mjafton që pjesa e trupit të adaptohet me funksionin që duhet kontrolluar, për shembull mund të ndërrohen kanalet duke rrotulluar kokën, në video shfaqet një kursor që me të cilin mund ta manipulon më atë.
Sipas ideuesëve, kjo teknologji e re që në teori funksionon edhe me lëvizjet e një lodre, është e dobishme mbi të gjitha kur po bën një gjë tjetër, apo thjesht për të mos ndryshuar pozicion kur po pushon në divan.
Nuk funksionon vetëm me televizorin, mund të përdoret edhe në kompjuter dhe tablet për të kontrolluar një video, pa patur nevojë për mi apo ekran me prekje.