Së shpejti bashkëpunimi NRG Band – Klepto
Në valën e shumë këngëve të reja dhe bashkëpunimeve të shumta, po vjen edhe një bashkëpunim tjetër që shumë fansa po e presin me padurim. Grupi shumë i dashur Kosovar NRG Band dhe reperi nga labeli TBA, Klepto, kanë punuar bashkë në një këngë të re, të cilës ia kanë realizuar edhe videoklipin. Është Besniku…
ShowBiz
Në valën e shumë këngëve të reja dhe bashkëpunimeve të shumta, po vjen edhe një bashkëpunim tjetër që shumë fansa po e presin me padurim.
Grupi shumë i dashur Kosovar NRG Band dhe reperi nga labeli TBA, Klepto, kanë punuar bashkë në një këngë të re, të cilës ia kanë realizuar edhe videoklipin.
Është Besniku i NRG Band ai që ka lajmëruar në Instagram me një foto të lajmërimit të klipit.
Muzikën e këngës që do të dalë së shpëjti e kanë punuar Kico & Torch ndërsa videoklipi është produkt i Think Creative.