Scott Carson kompleton transferimin e përhershëm tek Man City

Scott Carson është nënshkrimi më i ri i afatit kalimtar veror tek Manchester City.

Sport

20/07/2021 13:16

Portieri i Manchester Cityt, Scott Carson ka vazhduar kontratën me klubin edhe për një vit.

Në fakt, Carson ishte në huazim nga skuadra e Championshipit, Derby County ku bëri bujë debutimi i tij me Cityn në Premierligë ku ai ishte rikthyer pas 10 vitesh, shkruan lajmi.net.

Ai ishte titullar në ndeshjen ndaj Newcastle United ku bëri paraqitje fantastike ku edhe menaxheri, Pep Guardiola thuri lëvdata për personalitetin e tij.

Tani pas skadimit të kontratës me Derbyn, ai ka nënshkruar kontratë të re me Manchester Cityn deri në vitin 2022.

“Është një kënaqësi dhe një privilegj të jem pjesë e projektit këtu në City. Të jesh pranë Guardiolas dhe stafit të tij të është fantastike dhe ndjej se kam mësuar kaq shumë që kur u bashkova në 2019”, deklaroi Carson./Lajmi.net/