Schurrle drejt Atletico Madridit
E ardhmja e sulmuesit të Chelseas, Andre Schurrle mund të jetë në La Ligë. Kampioni Atletico Madrid vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e tij.

Sport
Chelsea dhe Atletico Madrid vazhdojnë të negociojnë rreth marrëveshjes për transferimin e Andre Schurrles në Vicente Calderon.
23-vjeçari kërkohet nga Diego Simeone i cili synon të sjellë përforcime tek skuadra kampione e La Ligës pas disa largimeve të konsiderueshme deri më tani gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas tabloidit britanik “Daily Mail”, ish futbollisti i Bayer Leverkusenit është i lumtur në Stamford Bridge por dëshiron të luajë më me vazhdimësi.
Dhe, Atletico Madrid vazhdon të jetë i interesuar për shërbimet e tij dhe brenda javës pret një përgjigje përfundimtare nga Chelsea.