Schuebel takon kryetarët e komunave në veri, diskutohet për nevojën për përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të nivelit qendror dhe lokal

Shefi i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel sot ka zhvilluar takim me katër kryetarët e komunave në veri të vendit. Sipas njoftimit, në takim u diskutuan sfidat që ndikojnë në kapacitetin e komunave për të ofruar shërbime për qytetarët dhe nevojën për përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të nivelit qendror dhe lokal, transmeton lajmi.net. “Si…

Lajme

23/09/2026 12:27

Shefi i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel sot ka zhvilluar takim me katër kryetarët e komunave në veri të vendit.

Sipas njoftimit, në takim u diskutuan sfidat që ndikojnë në kapacitetin e komunave për të ofruar shërbime për qytetarët dhe nevojën për përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të nivelit qendror dhe lokal, transmeton lajmi.net.
“Si partneri më i fuqishëm i Kosovës dhe ofruesi më i madh i ndihmës financiare, BE-ja do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e qeverisjes demokratike lokale në mbarë Kosovën. Pres me kënaqësi të vizitoj edhe pjesën tjetër të Kosovës,” tha Schuebel.
Njoftimi i plotë:
Duke zgjeruar angazhimin e tij përtej Prishtinës, Ambasadori i BE-së në Kosovë Dirk Schuebel u takua sot me kryetarët e katër komunave në veri të 🇽🇰 Kosovës.
Ata diskutuan sfidat që ndikojnë në kapacitetin e komunave për të ofruar shërbime për qytetarët dhe nevojën për përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të nivelit qendror dhe lokal, duke kontribuar gjithashtu në integrimin e Kosovës në 🇪🇺 BE.
“Si partneri më i fuqishëm i Kosovës dhe ofruesi më i madh i ndihmës financiare, BE-ja do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e qeverisjes demokratike lokale në mbarë Kosovën. Pres me kënaqësi të vizitoj edhe pjesën tjetër të Kosovës,” tha Schuebel./lajmi.net/