SBASHK: Unioni i Sindikatve të Arsimit të Evropës me kërkesë për Qeverinë e Kosovës

SBASHK ka bërë të ditur se Unioni i Sindikatave të Arsimit të Evropës me seli në Bruksel ka pagëzuar SBASHK për angazhimet e shumta e të vazhdueshme në shërbim të antarsisë. Sipas SBASHK ky union përfshinë 11 milionë mësimdhënës nga e gjithë Evropa dhe është shprehur me deklarime e  shkresa drejtuar Kryemnistrit Kurti dhe Qeversië…

Lajme

09/10/2024 11:55

SBASHK ka bërë të ditur se Unioni i Sindikatave të Arsimit të Evropës me seli në Bruksel ka pagëzuar SBASHK për angazhimet e shumta e të vazhdueshme në shërbim të antarsisë.

Sipas SBASHK ky union përfshinë 11 milionë mësimdhënës nga e gjithë Evropa dhe është shprehur me deklarime e  shkresa drejtuar Kryemnistrit Kurti dhe Qeversië së tij për mbështetjern e fuqishme që i japin sindikatës  SBASHK

Tutje në njoftim thuhet se kryetari i këtij Unioni i është drejtuar me kërkesë Qeverisë që të ketë qasje të duhur ndaj SBASHK-ut dhe sindikatave të tjera dhe që të funksionalizojnë Këshillin Ekonomik Social dhe të nisin me dialogun e sinqertë për të gjitha kërkesat duke nënshkruar Marrëveshjen Kolektive në nivel vendi dhe Kontratat Kolektive për Arsimin e Kosovës dhe me sektorët tjerë.

“Kryetari Flanagan ua kujton Kurtit, Muratit e Nagavcit se Kosova është një vend kandidat potencial për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe se një element kyç në këtë rrugëtim është edhe dialogu social i Qeverisë, ministrive me SBASHK-un dhe sindikatat tjera”.

‘’Kjo letër solidariteti me SBASHK-un dhe me kërkesat e këshillat e qarta nga Unioni i Sindikatave të Arsimit të Evropës, është dërguar në adresën e Kryeministrit Kurti dhe në atë të ministrit Murati e ministres Nagavci dhe urojmë që ta lexojnë me kujdes dhe të ndryshojnë qasjen ndaj dialogut dhe ndaj sindikatave.’’-thuhet në njoftim./Lajmi.net/