Savic para ndeshjes ndaj United: Jemi të bashkuar dhe të shohim nëse do të marrim një rezultat të mirë
Qendërmbrojtësi malazez, Stefan Savic, tha se Atletico Madrid janë të bashkuar për ndeshjen kundër Manchester United.
Sport
Savic u shpreh se ekipi i Diego Simeones, janë të bashkuar për ndeshjen e parë të raundit të 1/16 kundër Manchester United dhe se presin rezultate të mira.
“Ne e dimë që Champions League është ndryshe dhe një kompeticion i bukur në të cilin të gjithë duan të luajnë. Ne jemi shumë të bashkuar dhe të shohim nëse do të marrim një rezultat të mirë”, ka thënë Savic para ndeshjes, transmeton lajmi.net.
Savic në lidhje me Cristianon nuk dha detaje, ai thjeshtë tha se ai ka menduar për Manchesterin, jo për lojtarët individual.
“Unë kam menduar vetëm për Manchester, ne jemi të fokusuar në lojë”, ishte përgjigja e tij, pasi u pyet për pesë herë lojtarin më të mirë në botë.
Ndeshja në mes Atletico Madrid dhe Manchester United zhvillohet sonte në orën 21:00. /Lajmi.net/