Saul: Atletico është duke më përzërë nga klubi

Mesfushori i Atletico Madridit, Saul Niguez duket se nuk është i lumtur me largimin nga "Wanda Metripolitano".

Sport

15/07/2021 14:53

Atletico dhe Barcelona janë shumë pranë të arrijnë marrëveshjen e plotë për shkëmbimin Niguez – Antoine Griezmann, transmeton lajmi.net.

Por, Saul është duke menduar se Atletico është duke e përzërë nga skuadra.

I pyetur nga një tifoz nëse do largohet, përgjigja e lojtarit ishte: “Ata janë duke më përzërë nga këtu”, raporton El Desmarque.

Ndërkohë, thuhet se Barcelona do fitojë 20 milionë euro pos Saul në këmbim të Griezmannit./Lajmi.net/