Lëndohet një punëtor në Shtime gjatë punës, shoqërohet në polici përgjegjësi i firmës
Një person është lënduar gjatë kohës sa ishte duke punuar në një firmë në Shtime. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 shtator rreth orës 09:00. “Raportohet se viktima m/k është lënduar deri sa ishte duke punuar në një firmë”, thuhet në raport. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa…
Lajme
Një person është lënduar gjatë kohës sa ishte duke punuar në një firmë në Shtime.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 shtator rreth orës 09:00.
“Raportohet se viktima m/k është lënduar deri sa ishte duke punuar në një firmë”, thuhet në raport.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin në stacionin policor është shoqëruar përgjegjësi i firmës, i dyshuari m/k.
Për rastin janë njoftuar prokurori dhe inspektorët e punës. /Lajmi.net/