Sassuolo nuk kënaqet nga oferta e Juventusit, në pritje të ofertës tjetër

Tjetër javë do nis me Juventusin që ka sërish të njëjtin objektiv, transferimin e Manuel Locatellit nga Sassuolo.

Sport

01/08/2021 23:25

“Bianconcerët” janë në negociata me Sassuolon për Locatellin që është shënjestra kryesore e trajnerit Massimiliano Allegri, transmeton lajmi.net.

Për momentin negociatat janë bllokuar, ngase dy skuadrat nuk janë duke gjetur gjuhën e përbashkët për të kompletuar marrëveshjen.

Juventus i ka ofruar Sassuolos 2.5 milionë euro menjëherë për dy edicione në formë huazimi dhe pastaj 20 milionë euro për obligim blerje plus bonuset.

Por, Sassuolos kjo ofertë nuk i ka pëlqyer aspak, skuadër që dëshiron 5 milionë euro huazim dhe 30 milionë euro për blerje edhe në rast që objektivat nuk arrihen (bonuset).

Ndërkohë, në rast që nuk arrihet marrëveshja së shpejti, atëherë Arsenal do provojë ta transferojë dhe thuhet se janë gati të shpenzojnë plotë 40 milionë euro./Lajmi.net/