Lushaku para mbledhjes së Kryesisë së LDK-së: Do të ketë shumë tema diskutimi, por brenda partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pritet të mbajë sot mbledhjen e Kryesisë, ku në fokus pritet të jenë zhvillimet e fundit politike dhe orientimi i partisë në periudhën e ardhshme. Anëtarja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka deklaruar se në takim do të diskutohen disa tema, por ka theksuar se diskutimet duhet të zhvillohen brenda strukturave…

Lajme

09/07/2026 14:48

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pritet të mbajë sot mbledhjen e Kryesisë, ku në fokus pritet të jenë zhvillimet e fundit politike dhe orientimi i partisë në periudhën e ardhshme.

Anëtarja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka deklaruar se në takim do të diskutohen disa tema, por ka theksuar se diskutimet duhet të zhvillohen brenda strukturave partiake, raporton lajmi.net

Sipas saj, pjesë e agjendës pritet të jenë hapat e ardhshëm të LDK-së dhe roli i saj në procesin e formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve./Lajmi.net/