Sassuolo fiton kundër Romës në ndeshjen që prodhoi shtatë gola, Kumbulla “figura tragjike”
Roma ka dështuar të vendoset në pozitën e tretë në Serie A pasi ka pësuar disfatë në shtëpi nga Sassuolo. “Giallorossi” u mposht 3:4 nga Sassuolo në stadiumin “Olimpico” në kryeqytetin italian, shkruan lajmi.net. Mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla ishte “figura tragjike” e Romës i cili u përjashtua me karton të kuq në pjesën e…
Sport
Roma ka dështuar të vendoset në pozitën e tretë në Serie A pasi ka pësuar disfatë në shtëpi nga Sassuolo.
“Giallorossi” u mposht 3:4 nga Sassuolo në stadiumin “Olimpico” në kryeqytetin italian, shkruan lajmi.net.
Mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla ishte “figura tragjike” e Romës i cili u përjashtua me karton të kuq në pjesën e parë.
Laurentie me dy gola në minutat 13 dhe 18-të i dha epërsinë e dyfishtë skuadrës mysafire.
Roma u rikthye në lojë me golin e Zalewskit në minutën e 26-të dhe kur të gjithë menduan se ekipi vendas mund të përmbys rezultatin, Kumbulla u përjashtua me karton të kuq në fund të pjesës së parë pasi shqelmoi sulmuesin e Sassuolos, Berardin.
Ky i fundit shënoi nga penalltia në minutën e tretë shtesë.
Dybala shënoi për Romën në minutën e 51-të, mirëpo mysafirët u kundërpërgjigjën sërish me golin e Pinamontit 15 minuta para fundit.
Krejt çfarë bën kryeqytetasit ishte goli i Wijnaldum në minutën e pestë shtesë.
Roma tani ka 47 pikë në pozitën e pestë. Sassuolo është e 13-ta me 33 pikë./Lajmi.net/