Sarri tek Juventus, zyrtarizimi javën e ardhshme?
Skuadra e Juventus duket se është afër që ta mbyllë dilemën për trajnerin e ardhshëm.
Sport
Në sezonin që kemi lënë pas, Juventus përfundoi me titullin e Serie A, por duke dështuar në Ligën e Kampionëve.
Pikërisht dështimi në Ligën e Kampionëve bëri që ‘Biankonerët’ të ndajnë rrugët me Massimiliano Allegrin, dhe që nga fundi i sezonit, skuadra po kërkon për një trajner të ri.
Nga emrat më të përmendur për të marrë postin e trajnerit të Juves është ai i Maurizio Sarri, dhe nga raportimet e fundit nga Italia, thuhet se zyrtarizimi do të bëhet gjatë javës tjetër.
‘Sportitalia’ dhe ‘Sky Sport Italia’ insistojnë se Maurizio Sarri do të nënshkruajë kontratën e tij me Juventus në fillim të javës tjetër, transmeton lajmi.net.
Juventus thuhet se janë dorëzuar për Pep Guardiolan, dhe tashmë janë të vendosur të finalizojnë marrëveshjen me ish trajnerin e Napolit. /Lajmi.net/