Sarri po planifikon ta pushojë Ronaldon

Maurizio Sarri duket se ka në plan që ta pushojë Cristiano Ronaldon.

Sport

24/10/2019 23:56

Ronaldo është thuajse gjithmonë prezent në fushë, kur Juventus luan një ndeshje, madje duke zënë vend në formacionin e parë.

Por, mediet italiane shkruajnë se Ronaldo mund të pushohet gjatë këtij vikendi, kur Juventus takohet me Lecce, transmeton lajmi.net.

Sarri ka këtë plan për ta mbajtur lojtarin në formë më të lartë për ndeshjet kundër Torinos, Lokomotivës dhe Milan.

Ronaldo ka luajtur në 7 ndeshje në 24 ditët e fundit dhe trajneri italian po e sheh si të arsyeshmë që ta pushojë njërin nga më të mirët në histori të futbollit. /Lajmi.net/