Sarri: Nuk më intereson si ndihet ky futbollist i Juventusit
Maurizio Sarri ka reaguar ndaj Paulo Dybalas pas ndeshjes Roma – Juventus.
Sport
Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri ka refuzuar të komentojë reagimin nga Paulo Dybala pas zëvendësimit në ndeshjen kundër Romës.
Ylli argjentinas u zëvendësua në pjesën e dytë duke u shfaqur i hidhëruar me vendimin e trajnerit.
Por, Sarri ka thënë se nuk i intereson aspak si ndihej Dybala, transmeton lajmi.net.
“Dybala ishte i hidhëruar? Nuk më intereson aspak”, u shpreh ai për mediat italiane.
“Nuk e njoh asnjë futbollist i cili është i kënaqur në momentin e zëvendësimit”, theksoi Sarri. /Lajmi.net/