Sarri justifikon gabimet e De Ligt

Maurizio Sarri i ka dalë në mbrojtje mbrojtësit të ri të Juventus, Matthijs De Ligt.

Sport

03/11/2019 11:01

De Ligt ishte transferimi që bëri bujë të madhe gjatë verës, duke kaluar nga Ajax tek Juventus.

Holandezi kërkohej me ngulm edhe nga Barcelona e Manchester United, duke bërë që e gjithë vëmendja të kalonte tek ai.

Por, kjo vëmendje duket se nuk i ka bërë mirë lojtarit, pasi ai nuk e ka nisur aspak mirë aventurën me Juventus, duke bërë disa gabime.

Këto gabime, sipas Sarri, janë normale duke pasur parasysh moshën dhe kampionatin nga erdhi De Ligt.

“De Ligt vuan sepse është vetëm 19 vjeç dhe vjen nga një kampionat shumë më ndyrshe nga ai i Italisë, ku nuk ka kaq shumë taktikë” ka thënë fillimisht Sarri, transmeton lajmi.net.

“Atje mund të ndodhin gabime dhe mos të vihen re kaq shumë, ndërsa këtu i bëhet jehonë e madhe” shtoi italiani.

De Ligt morri vëmendjen edhe mbrëmë, fillimisht duke luajtur me dorë në zonën e tij, por që gjyqtari ‘e fali’, pastaj duke shënuar golin e fitores për Juventus, në ‘Derby della Mole’. /Lajmi.net/