Sarri godet rëndë Eden Hazardin, fjalë të mëdha për Ronaldon
Maurizio Sarri ka dhënë një kritikë të ashpër për Eden Hazard dhe ka lavdëruar Cristiano Ronaldon derisa u prezantua si trajner i Juventusit.
Sport
Ai u përball me mediat dhe iu drejtua tifozëve për herë të parë të enjten në mëngjes në një konferencë shtypi.
60-vjeçari, i veshur me një kostum të klubit, u kënaq me tifozët në Torino dhe mezi po pret të nis aventurën e re, përcjell lajmi.net.
“Ne duhej t’i përshtateshim stilit të Hazard, pasi ai mund të ndryshonte lojën, por prania e tij shkaktoi probleme në mbrojtjen e asaj që kishim për të punuar”, pranoi ai, ani pse këto kritika nuk i drejtoi sa ishte trajner i ‘Bluve’.
Dhe ai vazhdoi të shtonte se asnjë nga lojtarët e Chelseat nuk janë të kualitetit të Cristiano Ronaldos, i cili është në një nivel tjetër.
“Unë kam stërvitur disa lojtarë shumë të fortë, por stërvitja me të do të jetë një hap përpara”, shtoi ai. “Do të doja ta ndihmoja të thyej disa rekorde të reja”. /Lajmi.net/