Sarri flet për problemin e madh të Juventusit

Maurizio Sarri është deklaruar i pakënaqur me situatën në fazën e sulmit te Juventus, duke thënë se skuadra e tij po shënon pak gola.

Sport

29/10/2019 17:30

Juventus nuk ka arritur të shënoi më shumë se një gol në fundjavë, duke barazuar 1:1 me Leccen.

“Ne jemi duke u përshtatur me një stil të ri të futbollit, kështu që është e natyrshme që të kalojë pak kohë për t’u përsosur. Ne mund të përmirësohemi më shumë dhe jemi në rrugën e duhur”, ka deklaruar Sarri, përcjell lajmi.net.

“Ne kemi një mesatare të ulët të goditjeve që gjejnë jo vetëm rrjetën, por edhe kornizën e golit. Sipas mendimit tim, është më shumë çështje mendore se gjithçka tjetër”.

“Unë shpreha shqetësimin tim me lojtarët për këtë dhe ne do të përpiqemi të përgatisim disa ushtrime stërvitore për të ndihmuar, por gjithashut duhet të jemi të vendosur përpara golit”./Lajmi.net/