Sarri e sjellë te Juventus yllin e Chelsea
Maurizio Sarri vazhdon t’i mbaj sytë nga e kaluara, duke kërkuar një ribashkim me ish yjet e tij.
Sport
Pas shfaqjes së interesimit në Jorginhon, tani trajneri italian po kërkon te Juventus edhe mbrojtësin Emerson.
Mediet në Itali raportojnë se Sarri po kërkon transferimin e Emerson në Serie A, dhe në drejtim të kundërt po përgatitet të dërgojë brazilianin Alex Sandro.
Sipas Tuttosport, ‘Blutë’ duan 25 milionë euro për kartonin e Emerson, por përfshirja e Sandros, mund të bëjë që ky operacion të finalizohet pa shpenzuar para.
Emerson te Cheslea është transferuar në vitin 2018, nga skuadra e Romës./Lajmi.net/