Sara dhe Atdheu konfirmojnë lidhjen, shtohen dyshimet se do bëhen edhe prindër

Dyshja për herë të parë kanë pranuar romancën e tyre.

ShowBiz

18/05/2021 20:36

Ishte, Sara ajo e cila sapo ka publikuar një imazh në Instagram bashkë me Atdheun, shkruan lajmi.net.

Krahas fotografisë ajo se çka mori vëmendje ishte mbishkrimi që i ka venë postimit por edhe duart e tyre të bashkuara mbi barkun e ish-konkurrentes së programit.

“Çifti hollivudian”, ka shkruar Sara në mbishkrimin e fotografisë e cila natyrisht se mori komente nga më të ndryshmet nga ndjekësit.

Përveç komenteve pozitive kishte edhe prej atyre të cilët i akuzuan se përse nuk e kanë pranuar lidhjen e tyre në program.

Ndryshe, Sara Malaj u deklarua për Geljanin teksa më vonë u tha se është në lidhje me Atdheun, megjithatë dyshja nuk kishin konfirmuar asgjë deri më sot./Lajmi.net/