Sansone: Nuk dua ta shoh Juventusin në Ligën e Kampionëve

Futbollisti i Bolognas, Nicola Sansone ka befasuar me deklaratën e tij.

Sport

23/05/2021 10:59

Sulmuesi i Bolognas, Nicola Sansone ka folur para ndeshjes me Juventusin e cila do të zhvillohet sot në kuadër të xhiros së fundit të Serie A.

Sansone duke folur në një intervistë për “DAZN”, ka deklaruar se ai nuk dëshiron ta shohë Juventusin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve. Ai tregoi se kur ishte i vogël kishte bërë tifo për skuadrat e Milanit, por jo për ato të Torinos.

“Kam humbur shumë ndeshje këtë sezon shkaku i lëndimit, edhe pse kur kam luajtur, kam bërë paraqitje të mira, por kam shënuar pak gola”, tha ai.

“Është e vërtetë që kemi rrezikuar rënien nga liga, por nuk ishim afër as lojërave evropiane. Për këtë sezon nota ime është 6”, shtoi ai.

Sansone u pyet për skuadrat që do të shkojnë në Ligën e Kampionëve.

“Deklaroj që nuk jam tifoz i Milanit, që nga koha kur jam bërë profesionist nuk jam tifoz i ndonjë skuadre”, tha Sansone.

“Kur isha i vogël simpatizoja skuadrat e Milanos, por kurrë ato të Torinos. Do të japim gjithçka, nuk dua ta shoh Juventusin në Ligën e Kampionëve”, përfundoi Nicola Sansone./Lajmi.net/