Bilanci i Prokurorisë për 24 orë: 31 aktakuza, 18 persona të ndaluar

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 31 aktakuza ndaj 36 personave për vepra të ndryshme penale, ndërsa me urdhër të prokurorëve janë ndaluar 18 persona. Sipas njoftimit, janë parashtruar edhe dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave, transmeton lajmi.net. Numrin më të madh të…

Lajme

10/07/2026 11:45

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 31 aktakuza ndaj 36 personave për vepra të ndryshme penale, ndërsa me urdhër të prokurorëve janë ndaluar 18 persona.

Sipas njoftimit, janë parashtruar edhe dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave, transmeton lajmi.net.

Numrin më të madh të aktakuzave e ka ngritur Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila ka paraqitur nëntë aktakuza ndaj 12 personave, si dhe ka ndaluar pesë persona për vepra si vjedhje e rëndë, dhunë në familje dhe sulm.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur shtatë aktakuza ndaj tetë personave, ndërsa ka ndaluar një person për lëndim të rëndë trupor. Në Ferizaj janë ngritur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave, janë ndaluar tre persona dhe është paraqitur një kërkesë për paraburgim.

Në Prizren, prokuroria ka ngritur katër aktakuza ndaj katër personave dhe ka ndaluar pesë persona për raste që lidhen me lëndim trupor dhe kanosje.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur tri aktakuza ndaj tre personave dhe ka ndaluar një person të rritur dhe një të mitur, ndërsa në Gjilan janë ndaluar dy persona dhe është ngritur një aktakuzë.

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur një aktakuzë ndaj dy personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Dhuna në familje”.

Sipas Prokurorit të Shtetit, rastet kanë të bëjnë me vepra të ndryshme penale, përfshirë vjedhje, kanosje, lëndime trupore, posedim të paautorizuar të armëve, narkotikë, dhunë në familje dhe rrezikim të trafikut publik.

NJOFTIMI I PLOTË:

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur tridhjetë e një (31) aktakuza, kundër tridhjetë e gjashtë (36) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë (5) persona, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë (5) persona, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka ndaluar një (1) të mitur në kohëzgjatje prej 24 orësh, si dhe ka ngitur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në raste të ndryshme, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

9-12 4-4 1-2 1-1 3-3 7-8 6-6 31-36
Ndalimet 5 5 2 2 1 3 18
Paraburgimet:

kërkesat – personat

1-2 1-1 2-3
Bastisjet
Sekuestrimet

 

1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

////////

2.Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,  ka ndaluar dy (2) persona, për veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Sulmi”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit apo masa të tjera:

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave, për veprat penale, si në vijim:

Katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”.

3.Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar për 48 orë, pesë (5) persona të dyshuar, në tri raste të ndara. Tre (3) persona janë ndaluar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe një (1) person për veprën penale ”Kanosja” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprat penale, si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Zjarrvënia”.

4. Prokuroria Themelore Pejë

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për veprat penale  “Sulmi”  dhe  “Dhuna në familje”.

5.Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona,  njëri i dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” neni 267 i Kodit Penal të Kosovës, kurse tjetri për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 401 i Kodit Penal të Kosovës.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuze, kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

6.Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprave penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Ndërsa Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore Gjakovë, ka ngitur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprat penale, si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

7.Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor“.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për veprat penale, si në vijim:

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotive supstancave psikotrope dhe analoge”.

8. Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së. Ndërsa, një (1) person tjetër është ndaluar me urdhër të prokurorit, për shkak të dyshimit të veprës penale “Kanosja” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit apo masa të tjera:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”.

Aktakuzat: 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për veprat penale, si në vijim:

Tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Deklarimet e rreme”./lajmi.net/