Arrestohet i mituri i dyshuar për sulmin me thikë ndaj dy personave në Ferizaj
Është ndaluar i dyshuari për sulmin me thikë ndaj dy personave, i cili ndodhi mëngjesin e së premtes në Ferizaj. Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 24 orë një person i mitur, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Vrasja…
Lajme
Është ndaluar i dyshuari për sulmin me thikë ndaj dy personave, i cili ndodhi mëngjesin e së premtes në Ferizaj.
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 24 orë një person i mitur, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Vrasja në tentativë”, transmeton lajmi.net.
Rasti ka ndodhur rreth orës 07:53 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në afërsi të Postës Qendrore në Ferizaj, ku dyshohet se i mituri ka sulmuar me thikë dy persona.
Pas incidentit, i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa pas veprimeve hetimore nga Policia e Kosovës ai është lokalizuar dhe është ndaluar me urdhër të prokurorit.
Dy personat e lënduar, pas marrjes së ndihmës së parë në vendin e ngjarjes, janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt.
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se do të vazhdojë me procedurat dhe veprimet e nevojshme ligjore për këtë rast.